Ylli i Gjermanisë, Jamal Musiala, ka shkaktuar sërish shqetësim te Bayern Muncheni, pasi mesfushori me tipare sulmuese është rrëzuar në fushë gjatë miqësores ndaj Heidenheimit.
Bayerni të martën në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të edicionit të ri e mposhti Heidenheimin me rezultatin 4:2.
Në fitoren e Bayerni, gol realizoi futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq.
Ibrahimoviq shënoi për 2:2 nga penalltia në minutën e 47-të. Luajti deri në minutën e 61-të.
Musiala në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të, por pas tetë minutave, ai u detyrua të largohet nga fusha.
Ky ishte rasti i dytë në pak ditë që Musiala pësoi një episod të tillë.
23-vjeçari kishte kolapsuar në fushë edhe në miqësoren e kaluar të Bayernit ndaj RB Leipzigut.
Stafi mjekësor i Bayernit reagoi menjëherë, ndërsa lojtari arriti të largohej nga fusha në, edhe pse dukej i trullosur.
👀 The moment Jamal Musiala FAINTED during Bayern Munich match today 💔 pic.twitter.com/KVfnsOdvLz https://t.co/0JSQZSIcA8
— Wins (@WinsLFC) August 18, 2026
Reagon Jamal Musiala: Jam mirë dhe jam në rrugën e duhur
Jamal Musiala ka reaguar pas momenteve shqetësuese të përjetuara në ndeshjet e fundit të Bayern Munchenit ndaj RB Leipzigut dhe Heidenheimit.
Të martën, 23-vjeçari u rrëzua sërish në fushë gjatë miqësores ndaj Heidenheimit, vetëm pak ditë pas episodit të ngjashëm ndaj Leipzigut.
Në deklaratën e tij, Musiala ka zbuluar se kohët e fundit ka përjetuar episode të shkurtra dhe të përkohshme të humbjes së vetëdijes, të shkaktuara nga një çrregullim neurologjik, për të cilin ai është duke marrë trajtimin e nevojshëm.
“Më e rëndësishmja në fillim – unë jam mirë! Jam veçanërisht mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj! E kuptoj që shumë prej jush janë të shqetësuar. Prandaj, sot dua t’ju qetësoj dhe t’ju shpjegoj pak më shumë rreth situatës.
Tek unë janë konstatuar episode të përkohshme dhe të shkurtra të mungesës së vetëdijes, të cilat janë të trajtueshme dhe lidhen me një çrregullim neurologjik.
E di që në pamje të parë mund të duken të frikshme, por për mua aktualisht janë pjesë e përditshmërisë. Jam duke marrë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor dhe jam shumë optimist”, ka shkruar ylli i Gjermanisë në rrjetin e tij social.
Drejtori sportiv i Bayernit flet për gjendjen e Musialas
Drejtori sportiv i Bayern Munchenit, Max Eberl, ka folur pas ndeshjes për gjendjen shëndetësore të Jamal Musialas, që kolapsoi sërish në fushë në përballjen ndaj Heidenheimit.
Eberl u pyet nga gazetarët për gjendjen e Musialas. Eberl nuk dha detaje konkrete, por theksoi se klubi është në dijeni të situatës.
“Jamal së shpejti do të prononcohet për këtë çështje. Ne e dinim dhe e dimë situatën dhe jemi të vetëdijshëm për të”, ka deklaruar Eberl.
23-vjeçari Musiala kishte kolapsuar në fushë edhe në miqësoren e kaluar të Bayernit ndaj RB Leipzigut.