Superliga e Turqisë në futboll do të caktojë arbitra të huaj në VAR për ndeshjet vendimtare deri në fund të edicionit. Këtë e bërë të ditur të premten federata turke e futbollit.
Gara në Superligë është goditur nga dhuna dhe vendimet e dyshimta të arbitrave në muajt e fundit. Në dhjetor një arbitër u godit me grusht nga një president klubi. Fenerbahçe po ashtu ka shprehur shqetësimë për punën e arbitrave, në garën e fortë për titull.
Fenerbahçe është e dyta në tabelë. Ka dy pikë më pak se Galatasaray.
“Si rezultat i negociatave të Federatës turke me UEFA-n dhe pesë federata evropiane, do të caktohen arbitra të VAR-it të huaj për ndeshjet nga xhiroja e 32-të e deri në fund të kampionatit”, ka njoftuar federata turke.
Arbitrat asistues në VAR do të jenë nga Italia, Spanja, Gjermania, Holanda e Portugalia.
LEXO EDHE:
-
Turqia urdhëron arrestimin e lojtarëve të Superligës për bastvënie ilegale
-
Federata turke suspendon 149 gjyqtarë të akuzuar për bastvënie
-
Galatasaray e fiton derbin e tensionuar ndaj Fenerbahçes
-
Derbi i zjarrtë nuk jep fitues, Galatasaray mban epërsinë prej gjashtë pikëve
-
Slloveni i njohur e drejton superderbin turk