Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli në Arabi nis të bëhet spektakolar, shtatë gola në kryendeshjen e javës

Futbolli në Arabinë Saudite ka nisur të marrë formë pas investimeve marramendëse. Al-Hilali ka realizuar përmbysje spektakolare dhe e ka mposhtur në udhëtim Al-Ittihadin me rezultat 4:3, në kryendeshjen e javës së pestë.

Al-Hilali në pjesën e parë ishte duke pësuar 3:1.

Për Al-Ittihadin shënuan Romarinho (16’), Karim Benzema (38’) dhe Abderrazak Hamdallah (45’). Aleksandar Mitroviq (20’) shënoi golin e vetëm në këtë pjesëlojë për Hilalin.

Mitroviq (60’ 65’) shpërtheu me dy gola për ta kompletuar het-trikun dhe për ta barazuar rezultatin.

Salem Al Dawsari në minutën e 71-të kompletoi përmbysjen për Al-Hilalin.

Edhe Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim Futboll Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

Tek Al-Hilali mungoi Neymar për shkak dëmtimi.

Pas pesë ndeshjeve, Al-Hilali është në vendin e parë me 13 pikë. Al-Ittihadi, që përveç Benzemas, ka edhe yje si N’Golo Kante e Fabinho është i dyti me 12 pikë.