Karim Benzema ka debutuar me plot sukses për skuadrën e Al Hilalit të enjten.
Sulmuesi francez regjistroi “hat-trick” dhe asistoi në një tjetër gol, në fitoren 6:0 në udhëtim te Al Okhdoodi.
Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të elitës së futbollit në Arabinë Saudite.
Benzema e kompletoi tregolëshin në minutat 31, 60 dhe 64. Ndërkohë, asistoi në golin për 4:0 në minutën e 70-të, ndërsa u zëvendësua më pas.
Al Hilali i ka 50 pikë në vendin e parë, tri më shumë se Al Ahli.
Benzema tani i ka 11 gola. Së fundmi ishte pjesë e Al Ittihadit.