Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi paralajmëron ankesë pas vendimit të Komisionit të Garave

Klubi nga Podujeva, Llapi, ka paralajmëruar ankesë pas vendimit të Komisionit të Garave që ndeshja me Malishevën të regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë.

Llapi ishte ankuar se Rilind Haziraj i Malishevës ishte inkuadruar pa të drejtë loje. Për këtë, Llapi kërkoi fitore me rezultat zyrtar, pasi në fushë u mposht 2:1. Por Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit e ka hedhur poshtë ankesën duke e cilësuar si “të paafatshme”.

Megjithatë, skuadra podujevase pretendon se ankesa është bërë në kohë.

“Komisioni për Gara ka refuzuar ankesën tonë me pretendimin se ka qenë e paafatshme, gjë e cila nuk qëndron sepse ne jemi bazuar në Nenin 62 të Propozicioneve të Garave ku thuhet se: ?????????? ??̈?????̈?, ????? ????̈???? ??̈ ??̈ ????? ?? ???̈ ??? ??̈????????? ??̈ ????????, ?????????? ??????????? ??̈ ?????? ??̈ ?????? ??̈?????̈?. ?????? ??????̈? ????? ????????????? ?????̈??????̈? ? ?????̈? ??̈? ??????̈ ??̈ ?????̈ ???? ??? ????. Klubi ynë e ka dorëzuar arsyetimin për ankesën përkatëse dhe pagesën e saj brenda afateve kohore sipas nenit 62 të propozicioneve të garave (?????̈ ?????? ?? ?????????? ? ??????̈? ??? ??????̈?, ?? ????, ??? ??:??). Siç duket Komisioni për Gara nga ngutia për ta refuzuar ankesën nuk i ka shikuar gjitha nenet të cilat përpilohen nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit e Kosovës”, ka shkruar Llapi në faqen zyrtare.

Për këtë, Llapi do të paraqesë ankesë në Shkallën e Dytë dhe “do ta ndjekë çdo rrugë të mundshme për ta dërguar deri në fund këtë çështje”.

Më herët, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pretendoi se në vendimin e Komisionit të Garave ka gisht Ballkani.

Ballkani e Llapi po luftojnë për titull kampioni të Superligës. Aktualisht, Ballkani është lider me 51 pikë, një më shumë se Llapi. Të dy skuadrat takohen të shtunën në Suharekë.

 

 

Artikuj të ngjashëm