Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Ligjin e bën rregullorja, jo Ballkani

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së skuadrës së tij nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit, duke thënë se ligjin e bën rregullorja e jo Ballkani.

Të premten, Komisioni i Garave i FFK-së e hodhi poshtë ankesën e Llapit si “të paafatshme” pasi skuadra podujevase kërkoi që ndeshja me Malishevën të regjistrohej me rezultat zyrtar në favor të tyre.

Por trajneri i Llapit ka aluduar se në këtë vendim ka gisht Ballkani.

“Nuk ka komision që e hodh poshtë padrejtësinë. Urime Llapit 3 pikë sepse kështu po thotë rregullorja jo Tahir Batatina e Llapi. Nuk ka kritere të dyfishta sepse ligjin e futbollit e bënë rregullorja dhe jo një klub që i ka fituar dy tituj kampioni. Vazhdojmë”, ka shkruar Batatina në Facebook.

Ballkani e Llapi po luftojnë për titull kampioni të Superligës. Aktualisht, Ballkani është lider me 51 pikë, një më shumë se Llapi. Të dy skuadrat takohen të shtunën në Suharekë.

Edhe Reagon Tahir Batatina Futboll Reagon Tahir Batatina

Llapi u mposht nga Malisheva 2:1. Por skuadra e drejtuar nga Batatina ka pretenduar se Rilind Haziraj i Malishevës është inkuadruar pa të drejtë loje.