Liverpooli ka shënuar fitore të dielën në udhëtim te Crystal Palace me rezultatin 3:1.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp ka mbajtur hapin në garën për titull të kampionit.
Në minutën e tetë Virgil van Dijk e kaloi Liverpoolin në epërsi prej 1:0.
Alex Oxlade-Chamberlain dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të.
Vendësit arritën të ngushtonin rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Odsonne Edouard në minutën e 55-të.
Edhe
Fabinho i jep fitoren Liverpoolit ndaj Burnleyt
Golin e sigurisë për Liverpoolin e shënoi Fabinho në minutën e 89-të nga pika e bardhë. Ai realizoi për 3:1.
Liverpooli pas 22 ndeshjeve ka 48 pikë dhe është në vendin e dytë, derisa Crystal Palace mban pozitën e 13-të me 24 pikë. Manchester City udhëheq me 57 pikë nga 23 ndeshje.