Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli, e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion pas pesë fitoreve radhazi.
Liverpooli të shtunën u befasua duke u mposhtur nga Crystal Palace në udhëtim në minutat e fundit me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi javës së gjashtë të Premier Leagues. Liverpooli ka fituar disa ndeshje këtë sezon në fund.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEddie Nketiah realizoi gol në minutën e 97-të për t’ia siguruar tre pikët shumë të vlefshme vendësve.
Fillimisht Crystal Palace kaloi në epërsi në minutën e nëntë me golin që e shënoi Ismaila Sarr.
Federico Chiesa i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 87-të. Dhe ishte goli i Nketiah që e vendosi takimin krejt në sekondat e fundit të ndeshjes.
Për Crystal Palacen ishte fitorja e dytë radhazi.
“Të kuqtë” pavarësisht disfatës e mbajnë vendin e parë me 15 pikë. Crystal Palace ka tri pikë më pak në vendin e dytë.