Thibaut Courtois ka shfaqur formë të lartë, por megjithatë nuk ka mundur ta shpëtojë Real Madridin nga humbja.
Të martën mbrëma në “Anfield”, Real Madridi pësoi 1:0 nga Liverpooli. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës në Champions. Në fakt është prej ndeshjeve kryesore të fazës së ligës në garën elitare evropiane.
Kampioni anglez ka dominuar sa u takon rasteve të krijuara, por portieri Courtois ishte i pakalueshëm. Liverpooli megjithatë e shënoi golin e fitores së madhe në minutën e 61-të. Pas krosimit të Dominik Szoboszlait, Alexis Mac Allister goditi fuqishëm me kokë për 1:0.
Shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse madrilenët rritën presionin dhe kërkuan golin e barazimit deri në fund.
Madridi e ka pësuar humbjen e parë pas tri fitoreve rresht. Për Liverpoolin ishte fitorja e tretë. Me këtë fitore, skuadra e Arne Slot ka dhënë shenja të tjera që po e kalon krizën e thellë e mundoi muajin e kaluar.