Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premier League.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Jurgen Klopp ka mposhtur me vështirësi të dielën në udhëtim Burnleyn me rezultatin 1:0.
Me këtë fitore Liverpooli mban hapin në garën për titull të kampionit.
Golin e tri pikëve për Liverpoolin e shënoi Fabinho në minutën e 40-të.
Liverpooli është në pozitën e dytë me 54 pikë nga 24 ndeshje.
Manchester City është lider me 63 pikë por me një ndeshje më shumë.