Liverpooli ka shënuar fitore në udhëtim kundër Burnleyt me rezultatin 2:0. Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma i takoi javës së 19-të të Premier Leagues angleze.
Me këtë fitore, Liverpooli është bërë lider në Angli me 42 pikë. Arsenali është në vendin e dytë me 40 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar. Burnley është në vendi ne parafundit me 11 pikë.
Darwin Nunez shënoi herët në minutën e 6-të golin e epërsisë 1:0, kurse Diogo Jota shënoi për 2:0 në minutën e 90-të.