Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kthehet te fitorja dhe vendi i parë

Pas humbjes nga Arsenali në fundjavën e kaluar, Liverpooli është kthyer te fitorja por edhe te vendi i parë në elitën e futbollit anglez.

Liverpooli të shtunën nuk gaboi në “Anfield” përballë Burnleyt në kuadër të xhiros së 24-t.

Liverpooli fitoi me rezultatin 3:1.

Diogo Jota në minutën e 31-të shënoi për 1:0, ndërsa Dara O’Shea i barazoi shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë.

Luis Diaz në minutën e 52-të dhe Darwin Nunez në minutën e 79-të, shënuan në pjesën e dytë për skuadrën e drejtuar nga Juergen Klopp.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte në bankën rezervë te Burnley.

Edhe Liverpooli fiton dhe merr kryesimin në Premier League Sport Liverpooli fiton dhe merr kryesimin në Premier League

Liverpooli kryeson me 54 pikë, dy më shumë se City që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Burnley vazhdon luftën për mbijetesë. Aktualisht është i parafundit me 13 pikë.