Skuadra e Liverpoolit do të jetë pa mbrojtësin Joel Matip për tri javë pas lëndimit të pësuar në muskulin e këmbës në ndeshjen kundër West Bromwichit që përfundoi pa fitues, 1:1, të dielën.
Mungesën e Matipit e ka konfirmuar edhe trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, që ka pranuar se do të ndihet shumë, sidomos pas mungesave të Virgil van Dijkut e Joe Gomezit.
“Lëndimet tashmë duket se janë bërë normale për ekipin tonë dhe Matip do të jetë tri javë jashtë fushës, mungesë kjo e madhe për ne”, ka pranuar Klopp.
Matip në këtë sezon ka dhjetë paraqitje te Liverpooli, ekip që ndeshjen e ardhshme kampionale e luan të hënën kundër Southamptonit.
Artikuj të ngjashëm