Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka konfirmuar se mbrojtësi Joel Matip do të mungojë në pjesën e mbetur të edicionit 2020/2021 për shkak të një lëndimi të nyjës. Ai ishte lënduar gjatë ndeshjes ndaj Tottenhamit, të enjten e kaluar.
Kontrollimet shtesë kanë bërë të qartë që Matip do ta ketë të pamundur të luaj këtë edicion. Liverpoolit për kohë të gjatë do t’i mungojnë edhe mbrojtësit e qendrës, Joe Gomez e Virgil Van Dijk. Për këtë arsye Klopp të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar, angazhoi Ben Daviesin dhe Ozan Kabakun.
“Për fat të keq Joel do të jetë jashtë në këtë edicion. Ai do të jetë i gatshëm për fazën përgatitore për ediconin e ardhshëm”, ka thënë Klopp.
Artikuj të ngjashëm