Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli mbetet pa Gakpon për disa javë

Skuadra e Liverpoolit ka mbetur pa sulmuesin e krahut Cody Gakpo për disa javë shkaku i lëndimit, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.

Gakpo ka lënduar gjurin e djathtë në ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe u zëvendësua në pjesën e parë.

Ai shënoi golin e vetëm për Liverpoolin në këtë takim dhe do të jetë mungesë e madhe për trajnerin Juergen Klopp.

Thuhet se Gakpo ka nisur procesin e rehabilitimit dhe pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit të ardhshëm. 23-vjeçari këtë edicion ka shënuar 3 gola në 8 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në fillim të këtij viti nga PSV Eindhoveni.