Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gakpo largohet nga grumbullimi, kthehet te Liverpooli

Cody Gakpo

Cody Gakpo është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Holandës, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Serbisë.

Sulmuesi i Liverpoolit u detyrua të largohet nga fusha pasi pësoi lëndim në kyçin e këmbës.

Holanda të dielën e mposhti Serbinë me rezultatin 2:1, në ndeshjen e dytë të Grupit A2 të Ligës së Kombeve. 

Gakpo tentoi të vazhdonte ndeshjen, por nuk ishte në gjendje të luante dhe u 

zëvendësua në minutën e 17-të.

Pas ekzaminimeve mjekësore është vendosur që 27-vjeçari të largohet nga grumbullimi i Holandës dhe të kthehet te Liverpooli.

Edhe Dellova lirohet nga grumbullimi Futboll Dellova lirohet nga grumbullimi

Liverpooli ka bërë të ditur të hënën se Gakpo do t’i kryej edhe disa teste tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.

Disa prej mediumeve angleze kanë raportuar se sulmuesi i krahut të majtë do të jetë jashtë fushës për disa javë. 

Gakpo është prej sulmuesve kryesorë të Liverpoolit.