Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dellova lirohet nga grumbullimi

lumbardh dellova

Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës. 

FFK-ja ka njoftuar të martën se Dellova për shkak të lëndimit do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës. 

“Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është liruar sot nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës. Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve”, ka shkruar FFK-ja.