Te Liverpooli janë të vendosur për ta mbajtur mbrojtësin Joe Gomez pavarësisht ofertave të shumta nga skuadrat e tjera.
Sajti “Liverpool Echo” ka raportuar të mërkurën se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka kërkuar nga krerët e klubit që ta mbajnë Gomezin edhe për sezonin e ardhshëm.
Përkundër minutazhës së vogël këtë edicion, 24-vjeçari Gomez vlerësohet lart nga gjermani Klopp.
Ai deri më tani ka regjistruar vetëm 990 minuta lojë për Liverpoolin në të gjitha garat, kurse ka kontratë deri në vitin 2024.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro, kurse interesim për transferimin e tij kanë shprehur Aston Villa, Fulhami, Newcastle, West Hami e Crystal Palace.
Artikuj të ngjashëm