Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë skuadra pas Gomezit

Joe Gomez mund të largohet nga Liverpooli. Mbrojtësi anglez nuk është i kënaqur me situatën e tij te klubi anglez dhe mund të shitet gjatë verës.

Gomez e ka humbur vendin e titullarit në formacionin bazë të trajnerit Juergen Klopp.

Ai këtë sezon ka luajtur në vetëm pesë ndeshje në Premier League duke u përdorur si zëvendësues.

Për shërbimet e qendërmbrojtësit interesim kanë shprehur pesë skuadra angleze.

Tottenhami, Aston Villa, Newcastle, Leicester dhe West Hami janë në garë për shërbimet e anglezit.

Liverpooli për ta liruar lojtarin po kërkon të paktën 30 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm