Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gomez do ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin

Joe Gomez do të vazhdojë kontratën me skuadrën e Liverpoolit.

Lajmi është bërë i ditur nga “Liverpool Echo” të dielën. Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit do të skadojë në vitin 2024 por trajneri Jurgen Klopp raportohet se llogarit në shërbimet e mbrojtësit.

Gomez këtë edicion nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të trajnerit gjerman. Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Premier League.