Joe Gomezi ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit anglez.
“Është një moment i veçantë për mua dhe familjen time. Është një vend i pabesueshëm, ndoshta një nga klubet më të mira në botë për momentin, nëse jo më i miri. Mundësia për të zgjatur qëndrimin tim këtu ishte një vendim i lehtë për t'u marrë”, deklaroi mbrojtës anglez.
Gomezi u transferua në “Anfield” nga Charlton Athletic në verën e vitit 2015. Ka bërë 142 paraqitje për Liverpoolin, duke fituar Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA World Club.
Lëndimet e kanë penguar Gomez që të ketë paraqitje të rregullta në formacionin bazë.
25-vjeçari ka edhe 11 paraqitje për Anglinë