Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami interesohet për Gomezin

Ekipi që do të luajë në Premier League sezonin e ri, Fulhami, ka shprehur interesim për mbrojtësin Joe Gomez.

Sipas tabloidit “The Sun” të martën, Fulhami po bën gati ofertën për ta bindur Liverpoolin në lirimin e Gomezit në verë.

Për 24-vjeçarin, Fulhami pritet të ofrojë 25 milionë euro. Gomez është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, por këtë sezon nuk ka pasur hapësirë të madhe. Ai ka 20 paraqitje në të gjitha garat, ku ka regjistruar edhe një asistim.

Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2025.