Liverpooli ka parakaluar Real Madridin dhe Manchester Unitedin në garën për mesfushorin brazilian, Joao Gomes. “Goal” raporton të enjten se Liverpooli tashmë ka nisur kontaktet me Flamengon për mesfushorin defensiv, i cili është ndër më të vlerësuarit në kampionatin brazilian.
Liverpooli po synon transferimin e 21-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro.
Gomes pëlqehet nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, që e sheh si përforcim të duhur për mesfushën e tij. Gomes ka kontratë me Flamengon deri në fund të vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm