Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli mund t’i shesë Salahun dhe Firminon

Ka pak gjasa që Liverpooli të jetë në gjendje të bie dakord për marrëveshje të reja me Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon, bën të ditur “Daily Mail”.

Trajneri Jurgen Klopp dëshiron të mbajë dyshen sulmuese, por nuk ka pasur diskutime të rëndësishme për zgjatjen e kontratave.

Salah dhe Firmino po i afrohen 12 muajve të fundit të kontratave të tyre aktuale dhe duket se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të mbajtur të dy lojtarët.

Salah për të vazhduar kontratën ka kërkuar dyfishim të pagës sikurse Firmino që ka kërkuar kushte të reja për të mbetur në “Anfild Road”.