Mohamed Salah nuk do të largohet nga Liverpooli dhe do të jetë pjesë e klubit anglez të paktën deri në fund të këtij edicioni. Kështu ka insistuar trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp. Klopp ka thënë se Salah nuk ka kërkuar largimin pasi ka vendosur t’i qëndrojë besnik ekipit anglez.
Së fundmi, Liverpooli ka refuzuar një ofertë në vlerë prej më shumë se 200 milionë eurosh nga Al-Ittihadi për sulmuesin egjiptian. Afati kalimtar në Arabinë Saudite nuk mbyllet deri më 14 shtator dhe Al-Ittihadi po bën presion për ta bindur Salahun që të largohet nga Liverpooli.
“Me fakte mund t’iu them se Salah nuk do të largohet nga Liverpooli. Ai është i përkushtuar në stërvitje dhe besnik ndaj klubit. Kështu që, personalisht llogariti në shërbimet e tij”, ka thënë Klopp.
31-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 2 asistime në 3 paraqitje.