Mohamed Salah po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Liverpoolit. Sulmuesi nga Egjipti do të largohet nga skuadra angleze në verë dhe tashmë ka njoftuar Liverpoolin për vendimin e tij. Kështu, ka shkruar “Daily Mail” të dielën.
Salah do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ndërsa Liverpooli pritet të përfitojë shumë nga shitja e tij. Salah ishte pranë largimit nga Liverpooli edhe këtë verë, por në fund vendosi të mbetet pjesë e ekipit të trajnerit Juergen Klopp.
31-vjeçari prej vitit 2017 është pjesë e Liverpoolit dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Edhe këtë sezon, Salah ka treguar formë të mirë, ku në 10 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 4 herë.