Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah nuk largohet nga Liverpooli

Mohamed Salah

Mohamed Salah nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli, përkundër ofertave të shumta që i ka marrë. “Daily Mail” ka njoftuar të martën se Salah ka refuzuar të gjitha ofertat për të mbetur pjesë e Liverpoolin.

Thuhet se sulmuesi egjiptian po dëshiron ta respektojë deri në fund kontratën me ekipin anglez, ndonëse ka marrë oferta joshëse edhe nga Arabia Saudite.

31-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 nga Roma dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Ai edhe edicionin e fundit pati paraqitje të mira për ekipin anglez, ku shënoi 30 gola dhe asistoi 16 herë në 51 paraqitje.