Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me ofertë për Kounden

Liverpooli është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

Mediat spanjolle kanë raportuar se klubi anglez është i gatshëm të paguajë klauzolën e lojtarit për ta transferuar në Premier League.

Liverpooli do t’i ofrojë 75 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.

Për shërbimet e mbrojtësit francez interesim ka shprehur edhe Real Madridi dhe Chelsea.

Ai ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm