Plot befasi ka pasur në listën e parë të Krasimir Balakovit si përzgjedhës i Bullgarisë.
Legjenda Balakov të martën është zyrtarizuar si përzgjedhës i ri i Bullgarisë, ndërsa menjëherë të enjten ka shpallur listën për ndeshjet kualifikuese për "Euro 2020" ndaj Çekisë dhe Kosovës.
Bullgaria luan me Çekinë më 7 qershor, ndërsa ndeshjen me Kosovën e luan më 10 qershor në Sofje. Balakov ka ftuar 27 lojtarë, ndërsa janë përfshirë emra të rinj, sidomos nga kampionati vendor, transmeton Koha Ditore.
Në të vërtetë shumica e lojtarëve të Bullgarisë luajnë në klubet e këtij vendi. Po ashtu janë kthyer disa lojtarë që kanë munguar ndaj Kosovës në barazimin 1:1 në muajin mars.
I pakënaqur me listën e Balakovit është shprehur presidenti i Slavia Sofjes dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës bullgare, Ventsi Stefanov....(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Bullgaria mobilizohet, Kosovën e pret me legjendën Balakov në krye
-
Bullgaria shpall listën, bazohet shumë në kampionatin vendor
-
Kundërshtarja e ardhshme e Kosovës publikon listën për Botëror
-
Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet me Bullgarinë
-
Sllovakia publikon të enjten e ardhshme listën e lojtarëve