Trajneri i Bullgarisë, Peter Hubchev, ka ftuar 24 futbollistë për dy ndeshjet e para eliminatore të "Euro2020" dhe ata janë kryesisht të njëjtit që u paraqitën edhe në Ligën e Kombeve.
Hubchev, të hënën, ka publikuar listën me emrat e lojtarëve të cilët do të paraqiten në dy ndeshjet e para eliminatore, fillimisht me Malin e Zi (22 mars) dhe më pas me Kosovën (25 mars) në Prishtinë.
Ndeshjet janë në kuadër të Grupit A kualifikues, ku bëjnë pjesë edhe Anglia e Çekia.
Në njoftimin e publikuar në uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Bullgarisë, thuhet se ekipi stërvitjet për këto ndeshje do t'i nisë të hënën e ardhshme, më 18 mars.
Të përzgjedhurit e Bullgarisë
Portierë: Nikolay Mihaylov (Levski), Plamen Iliev (Ludogorets), Dimitar Evtimov (Accrington)
Mbrojtës: Nikoay Bodurov (CSKA S.), Valentin Antov (CSKA S.),
Edhe
Këta janë futbollistët e Kosovës që do të ballafaqohen me Malin e Zi e Bullgarinë
Vasil Bozhikov (Slovan B.), Kamen Hadzhiev (Puskas), Strahil Popov (Kasimpasa), Anton Nedyalkov (Ludogorets), Petar Zanev (Enisey)
Mesfushorë: Radoslav Kiril (Slavia), Georgi Kostadinv (Arsenal Tula), Kristian Malinov (CSKA S.), Simeon Slavchev (Karabagh), Ivaylo Chochev (Palermo), Todor Nedelev (Botev), Antonio Vutov (Botev), Nikolai Dimitrov (Ural), Galin Ivanov (Haladas), Martin Minchev (Cherno More)
Sulmues: Radoslav Vasilev (Cherno More), Ivelin Popov (Rostov), Spas Delev (Pogon), Kiril Despotov (Cagliari)