Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lirim Kastrati udhëton sonte me aeroplan privat drejt Gjeorgjisë

Lirim Kastrati do ta ndihmojë Kosovën kundër Gjeorgjisë, të enjten, në kuadër të duelit kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

KOHA merr vesh se sulmuesi kosovar do të udhëtojë sonte nga Varshava drejt Gjeorgjisë. Fluturimi do të bëhet nga ora 23:00.

Udhëtimi i Kastratit do të bëhet me aeroplan privat dhe të gjitha shpenzimet do të paguhen nga lojtari dhe stafi i tij.

Për të hyrë në Gjeorgji, është dashur leje speciale, të cilën e ka siguruar lojtari në bashkëpunim me FFK-në.

22-vjeçari u transferua te Legia e Varshavës nga Dinamo Zagrebi për rreth 2 milionë euro.

Edhe Lirim Kastrati i bashkohet Kosovës të enjten Sport Lirim Kastrati i bashkohet Kosovës të enjten

Ai do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe do të prezantohet sonte te klubi polak.

Kosova do të luajë lundër Gjeorgjisë, të enjten prej orës 18:00.