Futboll

“Index” i Kroacisë kujton kohën kur Kastrati shpëtoi Dinamon

Lirim Kastrati

Lirim Kastrati është futbollist i ri i Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa mediumet kroate kanë shkruar të enjten për të kaluarën e tij. 

Kastrati tani 26-vjeçar ishte transferuar në vitin 2020 nga skuadra e madhe kroate, Dinamo Zagreb. 

Ai ishte transferuar nga Lokomotiva për dy milionë euro, ndërsa i luajti 51 ndeshje dhe realizoi katër gola për Dinamon. 

“Golin më të rëndësishëm e shënoi kundër Clujit rumun në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në verën e vitit 2020”, ka shkruar mediumi “Index.hr” të enjten. 

Me atë gol, Dinamo e siguroi barazimin, ndërsa më pas kishte fituar në penallti në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Championsit. Dinamo ishte eliminuar nga Championsi por kishte luajtur në fazën grupore të Ligës së Evropës. Kastrati kishte shënuar gol edhe ndaj CSKA-së së Moskës. 

Në dimrin e vitit 2021, Kastrati u shit për 1.3 milionë euro te Legia polake. 

Ai ka luajtur më pas edhe Fehervari e Videotoni në Hungari, por nuk pati shkëlqimin e mëparshëm.