Kampioni i Kosovës në futsall, Liqeni, është mposhtur thellë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të rundit kryesor të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Drenasi të premten mbrëma u mposht në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga Stalista Minsk e Bjellorusisë me rezultatin 6:2.
Polakët e Piast Gliwice shkojnë tutje me nëntë pikë nga Grupi 6. Kanë fituar tri ndeshjet në Prishtinë.
Me nga tri pikë mbetën Stalista Minsk, Gentofte e Danimarkës dhe Liqeni. Kampioni kosovar mbeti i fundit.
Liqeni e nisi mirë garën duke fituar 4:3 në ndeshjen e parë ndaj Gentoftes daneze. Por pësoi disfatë nga Piast Gliwice, 9:3, në takimin e dytë.
Edhe
Prishtina 01 largohet me humbje të thellë nga “Championsi”
Humbje tjetër pësoi të premten mbrëma.
Për Liqenin shënuan kolumbiani Sebastian Camilo Sanchez Nagles dhe Valon Brahimi, ndërsa për bjellorusët realizuan Dimitri Svedko, Aliaksandr Umpirovich (dy gola), Maxim Trofimovich, Vladimir Zhigalko dhe Artem Kozel.