Kampioni i Kosovës në futsall, Liqeni, po pëson thellë në ndeshjen e dytë të raundit kryesor të Ligës së Kampionëve. Liqeni po humb 4:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me kampionin ukrainas, Uragan.
Ndeshja po luhet në Ivano-Frankivsk të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit pas vetëm 25 sekondave kaluan në epërsi. Në minutën e katërt ukrainasit shënuan edhe golin e dytë, ndërsa në minutën e 20-të, përkatësisht të fundit të pjesës së parë, Liqeni pësoi edhe dy gola.
Liqeni të enjten fitoi 6:4 ndaj United Galatit të Rumanisë.
Ndërkohë Uragani e mposhti 2:1 Arazin azerbajxhanas.
Të dielën Liqeni luan me Arazin, por me humbja nga Uragani, gjasat do t’i ketë minimale për të avancuar në raundin elitar. Vetëm fituesi i grupit avancon.