Kampionia e Kosovës në futsall, Prishtina 01, e ka mbyllur me humbje të thellë garimin në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve.
“Bardhekaltrit” nga tri ndeshje morën një pikë në nivelin ku paraqiten 16 skuadrat më të mira të Evropës.
Prishtina 01 në ndeshjen e parë u mposht 11:2 nga Kairat Almaty i Kazakistanit.
3:3 luajti me Dobovecin e Sllovenisë, ndërsa të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë skuadra kosovare humbi nga Benfica me rezultatin e thellë, 10:1.
Të gjitha ndeshjet e Grupit B u luajtën në Prishtinë.
Benfica kalon në gjysmëfinale si e para në grup me nëntë pikë.
Kairat Almaty u rendit i dyti me gjashtë pikë, ndërsa nga një pikë në vendin e tretë dhe të katërt patën Doboveci e Prishtina 01.
Edhe
Prishtina 01 barazon në Champions
Golin e vetëm për prishtinasit të shtunën e shënoi Drilon Maxharraj në minutën e 22-të.
Kalimin deri në këtë fazë të garës e kishte arritur edhe skuadra nga Drenasi, Feniksi, që kishte pësuar tri humbje në grup në raundin elitar.
Barcelona, Benfica, Sportingu dhe Palma do të luajnë në gjysmëfinale të Championsit në futsall.