Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski nuk e di se kush është më i miri

Robert Lewandowski ka thënë se nuk mund ta zgjedh Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon si më të mirët në futboll. Por, ai ka thënë se portugezi ka punuar më fort në karrierë për të arriturat e deritanishme.

“Qëkur jam bërë futbollist profesionist, Messi dhe Ronaldo kanë qenë më të mirë se të gjithë të tjerët. Ka qenë një duel mes tyre për më të mirin e botës”, ka thënë fillimisht Lewandowski për gazetën gjermane “Bild”.

“E respektoj punën e madhe të Cristiano Ronaldos. Gjithçka duket e lehtë për Messin. Unë mendoj se Cristiano ka luftuar më shumë për këto suksese që i ka”, përfundoi polaku.

Këtë vit, Messi e fitoi “Topin e Artë” për herën e shtatë, Lewandowski përfundoi i dyti kurse Ronaldo i gjashti.

Artikuj të ngjashëm