I pyetur për debatin se kush është lojtari më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ish-trajneri i Turqisë, Fatih Terim pohoi se ylli argjentinas është lojtari më i mirë në botë.
“Messi është i pari, i dyti dhe i treti lojtari më i mirë në Botë. Këtë e kam thënë gjithmonë”, ka thënë Terim, raporton AP.
Messi fitoi Topin e Artë si lojtari më i mirë i Kupës së Botës dhe më e rëndësishmja fitoi për herë të parë Kupën e Botës, që ishte edhe e treta për Argjentinën.
Argjentina mposhti në finale Francën nëpërmjet penalltive pas barazimit 3:3. Ronaldo nga ana tjetër u ul në stol nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos për ndeshjen e 1/8 të finales të Kupës së Botës kundër Zvicrës dhe në çerekfinale ndaj Marokut.