Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi, Benzema e Mbappe në garë për më të mirin e FIFA-s

FIFA ka publikuar të premten listën e ngushtë prej tre lojtarëve për çmimin më të mirë të vitet që ndahet nga Shtëpia e Futbollit Botëror. Në këtë listë, janë të përfshirë Karim Benzema, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Ceremonia për shpalljen e më të mirit të vitit nga FIFA, do të mbahet në fund të këtij muaji, saktësisht më datën 27 shkurt.

Benzema e ka fituar “Topin e Artë” si lojtari më i mirë në Evropë për vitin e shkuar, ndërsa tani është kandidat potencial edhe për çmimit e më të mirit në botë. Ai sezonin e shkuar, udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Messi ia siguroi Argjentinës titullin e botës në turneun e mbajtur në fund të vitit të shkuar në Katar. Ai po ashtu, u shpall edhe lojtari më i mirë i Botërorit.

Ndërkohë, Mbappe u shpall golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës “Katari 2022” si dhe doli nënkampion me Francën.

Artikuj të ngjashëm