Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me triumfin në Botëror, Messi mund të vlerësohet më i miri i të gjitha kohëve

Pasi më në fund e fitoi Kupën e Botës, Lionel Messi ka bërë që ai të vlerësohet futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Nuk do të jetë asnjëherë e mundur që të thuhet përfundimisht edhe pasi Argjentina fitoi në penallti ndaj Francës të dielën në finalen e zhvilluar në “Lusail Stadium”.

Messi ka qenë inspirimi i shtetit përgjatë gjithë turneut në Katar dhe shënoi dy herë në ndeshjen që përfundoi 3:3 pas vazhdimeve.

Kylian Mbappe e futi në zjarr Messin që të bëj diçka më shumë për ta fituar trofeun e artë që i kishte munguar në sirtarin e tij. Sulmuesi francez shënoi “hat-trick”, me fituesin e Botërorit të kaluar që u kthye në lojë pasi ishte duke u mposhtur 2:0, dhe më pas vendosi baraspeshë në rezultat sërish, pasi Messi shënoi për 3:2 në vazhdime.

Por kjo ishte nata e Messit dhe Kupa e Botës e Messit.

Edhe A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo Botërori 2026 A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo

Për disa njerëz, askush nuk mund ta kalojë Pelen, i cili e fitoi Kupën e Botës tri herë me Brazilin. Edhe në shtetin e Messit, Argjentinë, Diego Maradona mbetet, për shumëkë, ikona më e madhe shtetërore e futbollit. Maradona ishte kapiten i përfaqësueses në Kupën e Botës të vitit 1986.

Dhe për 15 vjetët e kaluar apo më shumë, Messi ka pasur rivalitet me Cristiano Ronaldon në garën se kush mund të ishte më i miri i gjeneratës së tyre.

Gara bëhet më e fortë kur të flitet se kush është më i miri i të gjitha kohëve. Kjo mund të caktohet me detaje shumë të vogla.

Dështimi i Messit në të kaluarën për ta fituar trofeun më të çmuar në futboll, gjithmonë ka qenë kundër tij kur janë matur të arriturat me Pelen dhe Maradonan. E njëjta gjë vlen edhe për Ronaldon.

Messi është shtatë herë fitues i “Topit të Artë” dhe e ka ngritur lartë trofeun më të çmuar për klube, atë të Ligës së Kampionëve, në katër raste. Ai e ndërpreu periudhën e gjatë pa trofe të madh me shtetin e tij vitin e kaluar, kur triumfoi në “Copa America”.

Kupa e Botës, megjithatë, është matësi më i madh. Pele dhe Maradona e kanë siguruar pavdekshmërinë me paraqitjet inspiruese në atë skenë.

Kjo e përjashtonte Messin deri të dielën.

Po, ai ishte pjesë e ekipit të Argjentinës që u mposht nga Gjermania 1:0 në finalen e vitit 2014, por magjia që i ka dhuruar kësaj loje, të cilën e ka luajtur në formën më të mirë te Barcelona, asnjëherë nuk ishte përcjellë me ngjyrat e fanellës së shtetit të tij, “kaltër e bardh”.

Edhe Messi vendos rekord ndaj Egjiptit Botërori 2026 Messi vendos rekord ndaj Egjiptit

Në moshën 35-vjeçare dhe afër fundit të karrierës, turneu në Katar është parë gjerësisht si tentimi i fundit në Kupën e Botës. Dhe kjo është çështja, ai e ka ruajtur këtë arritje për fund.

Messi nuk mund të dominojë për 90 minuta më, por i vendos ndeshjet me momente të një gjeniu. Ai shënoi shtatë gola në Katar, por me siguri, asistimet e tij kanë qenë më të paharrueshme.

Pasimi i tij për golin e Nahuel Molinas kundër Holandës në çerekfinale ishte vlerësuar lartë dhe e kishin krahasuar me të përkryerën. Kthesa e tij dhe vrapimi në duel me mbrojtësin e Kroacisë, Joshko Gvardiol, e më pas asistimi për bashkëlojtarin Julian Alvarez në gjysmëfinale, u duk sikur kulmi i Messit, vetëm më ngadalë se herëve të tjera.

Ai tani e ka kaluar Pelen me 13 gola në Kupën e Botës dhe është i katërti me Just Fontainen në renditjen e përgjithshme. Me shtatë golat e këtij turneu, Messi e kaloi Maradonnën që kishte shënuar pesë në edicionin 1986 në Meksikë.

Messi tani ka shënuar rekord me përfaqësuesen e tij, 98 gola në 172 ndeshje. Kjo e vendos atë në listën me golashënuesit më të mirë me përfaqësuese, pas Cristiano Ronaldos me 118 gola dhe Ali Daeit me 109.

Ka pasur edhe ndjenjë fati për Messin dhe Argjentinën, pasi ishin mposhtur 2:1 befasisht nga Arabia Saudite në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Messi është dashur ta shpenzojë çdo energji të mundshme për ta çuar Argjentinën në finale dhe për ta ndjekur Mbappen. Pasi Argjentina ishte duke fituar 2:0 dhe shkonte drejt titullit, në 10 minutat e fundit Mbappe intervenoi për të treguar se ai tashmë e ka kaluar Messin dhe Ronaldon si lojtarët më të mirë në botë, aktualisht.

Ai i shënoi golat në minutën e 80-të dhe të 81-të, për barazimin e rezultatit.

Edhe Shifrat e pabesueshme të Messit Botërori 2026 Shifrat e pabesueshme të Messit

Kur Messi e kaloi Argjentinën në avantazh në minutën e 108-të, ai u duk se e shënoi golin e fitores. Por, penalltia e saktë e Mbappes në minutën e 118-të, bëri që ylli i Paris Saint-Germainit, ta kompletojë “hat-trickun” e parë në finale të Kupës së Botës, në 56 vjet.

Në ekzekutimin e penalltive, Gonzalo Montiel e realizoi 11-metërshin vendimtar, për t’i siguruar Messit vendin në panteonin e të mëdhenjve dhe, ndoshta, ta konfirmojë pozitën e tij si më i miri i të gjitha kohëve.