Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo

Argjentina

Çdo ndeshje që kalon në Kupën e Botës, Lionel Messi vazhdon të forcohet si futbollisti më i mirë që ka pasur historia e këtij sporti. 

Ai shkëlqeu në 1/8 e finales në Kupën e Botës duke shënuar e asistuar në fitoren 3:2 ndaj Egjiptit. Fitorja u arrit në dhjetë minutat e fundit, me rikthim. 

Messi u bë lojtari më i vjetër që shënon e asiston në një ndeshje të Botërorit. Gol e asistim në Kupë të Botës, Messi ka arritur në pesë ndeshje në përgjithësi. Askush nuk e ka këtë rekord, shkruan BBC të shtunën. 

Ai është bërë edhe asistuesi më i mirë i Botëroreve, me nëntë në total. E ka kaluar Diego Maradonan. 

Por, tentimet nga penalltia, janë rekordi negativ i vetëm që e ka Messi në Kupë të Botës. BBC ka pyetur nëse ai duhet t’i gjuajë ende penalltitë. 

Messi ndaj Egjiptit e humbi edhe një penallti. Nga 151 penallti sa i ka gjuajtur në karrierë për Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe Argjentinën, Messi i ka konverutar 117, ndërsa ka dështuar 34 herë. 

Ka mesatare të shënimit të golave prej penalltisë prej 77 për qind. 

Edhe Messi vendos rekord ndaj Egjiptit Botërori 2026 Messi vendos rekord ndaj Egjiptit

Në Kupë të Botës, Messi i ka pasur tetë tentime nga penalltia. Ka shënuar katër gola, ndërsa katër penallti i ka të humbura.

Megjithatë, Messi e ka besimin e plotë të përzgjedhësit Lionel Scaloni. 

Scaloni ka theksuar se Messi vendos për vete, nëse dëshiron të gjuajë nga 11 metërshi apo jo.