Levante ka marrë një pikë të rëndësishme të shtunën në shtëpi duke luajtur baras 1:1 me Espanyolin.
Enis Bardhi luajti 90 minuta në këtë ndeshje për Levanten.
Në minutën e 50-të Espanyoli kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Javi Puado.
Vendasit barazuan në minutën e 80-të me Dani Gomez në 1:1.
Levante pas 28 ndeshjeve në La Liga renditet në pozitën e fundit me 19 pikë derisa Espanyoli është në vendin e 12-të me 33 sosh.