Ekipi i fundit në renditje në La Liga, Levante e ka befasuar Atletico Madridin, duke e mposhtur si mysafir me rezultatin 1:0.
Kjo ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 21-të të elitës së futbollit spanjoll, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në “Estadio Metropolitano”.
Gonzalo Melero realizoi golin e fitores për Levanten në minutën e 54-t.
Enis Bardhi ishte titullar te Levante dhe luajti deri në minutën e 62-të.
Edhe përkundër fitores, Levante është e fundit në tabelë me 14 pikë. Ka dhjetë pikë më pak se vendi i 17-të që e mban Granada, pozitë që në fund siguron mbijetesën në La Liga.
Atletico Madridi zë vendin e pestë me 39 pikë.
Artikuj të ngjashëm