Pas eliminimit në Champions, Atletico Madridi ka brë hap të gabuar edhe në La Liga. Të dielën luajti vetëm 1:1 me Espanyolin,në kuadër të javës së 13-të të kampionatit spanjoll. Tashmë ka mbetur prapa në garën për titull.
Atletico renditet e treta me 24 pikë, dhjetë më pak se Barcelona që udhëheq. Espanyoli është i 16-ti me 12 pikë. Kjo skuadër luajti prej minutës së 28-të me një lojtar më pak në fushë, por Atletico nuk përfitoi nga kjo.
Sergi Darder shënoi për epërsinë 1:0 të Espanyolit në minutën e 62-të.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Joao Felix në minutën e 78-të. Keidi Bare startoi te Espanyoli, por u zëvendësua pasi skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak. Ai la fushën në minutën e 35-të.
Artikuj të ngjashëm