Përfaqësuesja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
“Kuqezinjtë” i kanë dy duele të vështira ndaj Hungarisë në udhëtim dhe Polonisë në shtëpi. I rikthyeri te Shqipëria, Ermir Lenjani, është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e këtyre përballjeve duke shpresuar në rezultate pozitive.
“Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë. Mendoj së pari të fokusohemi te Hungaria. Kemi kualitete të larta si lojtarë individualisht por edhe si ekip. Por siç e thashë, do fokusohemi te forcat tona, për të dhënë kualitetet që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë”, deklaroi Lenjani.
-
Lenjani: Synojmë fitore ndaj Hungarisë e Polonisë për të rritur gjasat për kualifikim në Botëror
-
Pas paraqitjes në dy Evropianë, kuqezinjtë synojnë edhe kualifikmin në Botëror
-
Shqipëria e gatshme për ndeshjen e rëndësishme
-
Lenjani i jep fund karrierës me Shqipërinë: Krenar që emri im është pjesë e historisë
-
Lenjani kërkon sfidën finale para se të “pensionohet” në verë