Pos Kosovës edhe Shqipëria ka nisur të hënën përgatitjet për gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës në futboll.
Kuqezinjtë luajnë të enjten nga ora 20:45 ndaj Polonisë në Varshavë. Polonia vlerësohet përfaqësuese më cilësore se Sllovakia, me të cilën përballet Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor te Shqipëria janë të vendosur ta shfrytëzojnë maksimalisht mundësinë e fituar. Shqipëria për herë të parë luan në plejof dhe e synon paraqitjen e parë në Botëror. Në Evropian është paraqitur dy herë, në vitin 2016 e 2024.
‘Është një ndeshje shumë e vështirë. Polonia është e fortë, ka një ekip me shumë emra. Ka treguar që ka kualitet. Por tani kemi të vetmin rast që mund të na kualifikojë në Botëror dhe e dimë të gjithë që është një ndeshje e rëndësishme. Jemi të gjithë gati për këtë ndeshje”, ka thënë mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë, Elseid Hysaj.
Ai foli të hënën në konferencë për shtyp së bashku me Qazim Laçin.
Për dallim nga faza grupore, në plejof nuk ka rast të dytë.
“Është akti final, si të jetë një film. Është një ndeshje e vetme. Nuk është vajtje-ardhje. Të gjithë jemi të kënaqur që kemi arritur plejofin. Të gjithë jemi gati. Besoj se do të japim maksimumin sepse këtë mundësi kemi, nuk kemi të tjera. Jemi pafat, sepse herë të tjera kanë kaluar ekipet e renditura në vendin e parë dhe të dytë në grup. Tani e kemi në dorë ne që të tregojmë që ia vlejmë. Duam që të shkojmë në Botëror. Kemi treguar që kërkojmë që ta gjejmë një Botëror edhe për Kombëtaren tonë sepse duhet t’ia falim Shqipërisë një Botëror të bukur. Çunat janë gati të gjithë, jemi të gjithë të motivuar. Do bëjmë maksimumin”, ka shtuar futbollisti me përvojë.
Ai ka përsëritur se pas dy Evropianëve, kualifikimi në Botëror është ëndërr e kuqezinjve.
Mesfushori Qazim Laçi është po ashtu i rëndësishëm për Shqipërinë. Ai ka theksuar se motivimi i lojtarëve nuk është çështje para ndeshjes në Varshavë. Ai vlerëson se si Shqipëria ashtu edhe Polonia e meritojnë të jenë në Botëror. Por në fakt asnjëra nuk e ka ende të sigurt kualifikimin.
Ekipi që fiton të enjten në Varshavëm në 31 mars luan në udhëtim me Ukrainën apo Suedinë në finale të plejofit.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Polonia ka lojtarë me shumë cilësi. Nga ana jonë besoj që do të jetë një ndeshje që do të luhet në mesfushë. Do të mundohemi të stabilizojmë lojën në minutat e para. Nga minuta e parë duhet të futemi me mënyrën që ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt dhe në këtë mënyrë do të sulmojmë”, ka thënë Laçi.
Tifozët shqiptarë nga mbarë bota janë motivi i madh për Laçin me bashkëlojtarë.
“Ëndrra e çdo shqiptari është të shohim Shqipërinë tonë në Botëror. Ja ku erdhi momenti, jemi shumë afër. Tani duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Nuk do të jetë e lehtë, është kundërshtare e fortë. Duhet të bëjmë më të mirën, mos të harrojmë që kemi edhe një ndeshje të dytë. Por fillimisht duhet të përgatisim takimin ndaj Polonisë. Shpresoj dhe duhet të bëjmë më të mirën. Vitet e fundit kemi punuar dhe sakrifikuar shumë. E meritojmë”, ka thënë Qazim Laçi.
Shqipëria e fitoi betejën me Serbinë për vendin e dytë në grup. Dhe kështu e siguroi paraqitjen në plejof.