Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, mund të luajë ndeshje miqësore kundër Polonisë në qershor.
Mediumi polak “Fakt” ka shkruar të martën se Federata e Futbollit e Polonisë është në bisedime me Federatën e Futbollit e Kosovës pë aranzhimin e miqësores në qershor.
Polonia tashmë ka konfirmuar miqësoren ndaj Nigerisë, ndërsa planifikon edhe miqësoren e dytë. Kosova është një nga kandidatet e Polonisë pë miqësore.
“Nëse Polonia dhe Kosova përballen në fushë, do të jemi dëshmitarë të një momenti historik. Do të ishte takimi i parë midis këtyre ekipeve”, shkruan “Fakt”.
Mediume tjera polake bëjnë të ditur se ndeshja nuk pritet të luhet në Varshavë, por në ndonjë qytet tjetër të Polonisë.
Edhe
Pas paraqitjes në dy Evropianë, kuqezinjtë synojnë edhe kualifikmin në Botëror
Në kampionatin e Poloni së luajnë dy lojtarë të Kosovës, Dion Gallapeni te Wisla Plock dhe Ermal Krasniqi te Legia e Varshavës.
Kosova e Polonia nuk u kualifikuan në Kupën e Botës 2026. Kosova humbi në finale të plejofit kualifikues nga Turqia 1:0, kurse Polonia 3:2 nga Suedia.