Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lemar mbetet tek Atletico, rinovon kontratën

Foto: Getty Images

Mesfushori Thomas Lemar nuk do të largohet nga Atletico Madridi, pasi do të mbetet pjesë e klubit spanjoll edhe për një periudhë të gjatë. “Marca” ka njoftuar të mërkurën se Lemar së shpejti do ta rinovojë kontratën me Atleticon, e cila do ta mbajë në klub deri në verën e vitit 2027.

Kontrata e tij aktuale skadon vitin e ardhshëm dhe trajneri Diego Simeone ka kërkuar ta mbajë francezin në ekip.

Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës me Lemarin pritet të bëhet së shpejti, pasi palët tashmë kanë arritur marrëveshjen. 26-vjeçari iu bashkua Atleticos në vitin 2018 nga Monaco për 72 milionë euro.