Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann rinovon me Atleticon

Forma e mirë e sulmuesit Antoine Griezmann ka bërë që Atletico Madridi t’ia ofrojë rinovimin e kontratës. “AS” ka njoftuar të hënën se sulmuesi francez së shpejti do ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin spanjoll, pasi tashmë marrëveshja mes palëve është arritur.

Griezmann ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, ndërsa do ta rinovojë atë deri në vitin 2027. 32-vjeçari këtë edicion është lojtari kryesor i Atleticos dhe klubi ka marrë masat e duhura për ta mbajtur Griezmannin sa më gjatë që të jetë e mundur.

Griezmann ka shënuar 12 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat për Atleticon, ndërsa ka edhe 1 asistim.

Artikuj të ngjashëm