Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu transferon mesfushorin Seiwald

Mesfushori Nicolas Seiwald është transferimi i parë te skuadra e Leipzigut për sezonin e ardhshëm.

Ekipi gjerman, të hënën, ka zyrtarizuar transferimin e 21-vjeçarit, i cili do t’i bashkohet pas përfundimit të sezonit aktual. Seiwald te Leipzigu do të transferohet nga skuadra e Salzburgut për 20 milionë euro, ndërsa me ekipin e ri ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

Mesfushori defensiv po shihet si përforcim i rëndësishëm te Leipzigu për sezonin e ri, sidomos pas paraqitjeve të mira që po tregon me fanellën e Salzburgut.

Deri më tani, ai ka 2 gola e po aq asistime në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe 10 paraqitje me Përfaqësuesen e Austrisë.