Mesfushori Eljif Elmas është shprehur tejet i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës së Leipzigut. 24-vjeçari ka thënë të enjten për mediumet gjermane, se me Leipzigun synon të ketë suksese të mëdha.
Elmas iu bashkua skuadrës gjermane nga kampioni i Italisë, Napoli dhe te Leipzigu do ta bartë fanellën me numrin gjashtë. Elmas me Leipzigun ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 dhe po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën.
Prej muajit të ardhshëm, Elmas do t'i bashkohet ekipit të ri në fazën përgatitore. Elmas prej vitit 2019 ishte pjesë e Napolit dhe edicionin e shkuar fitoi titullin e kampionit të Italisë. Me fanellën e Napolit, ai ka regjistruar 189 paraqitje, ku ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 11 asistime.